Luajtja e ndeshjes finale te “Conference League” ne mes Romes dhe Fejnord ne Tirane, ka marre jehonen e duhur dhe per me teper, edhe per ambjenten shume te bukur te krijuar ne “Air Albania”.

Ish-futbollisti Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se stadiumi “Air Albania” është më i bukur se “Olimpico” i Romës.

Më tej Tahiri duke folur për finalen, deklaroi se Duka nuk mund ta sillte në Tiranë, nëse nuk do kishte stadiumin e perfunduar dhe prandaj kjo ka shume rendesi.

“Me gjithë respektin për stadiumin e Romës “Olimpico”, stadiumi “Air Albania” është më i bukur dhe më i ngrohtë. Po ashtu edhe fatsjellës për Romën.

Merita është e madhe për këtë finale nga ai që e bëri këtë stadium. Në momentin që ke këtë stadiumin, kalon te pjesa e dytë, te lobimi për ta sjellë finalen këtu. Nëse Duka nuk do e kishte këtë stadium, nuk mund ta sillte finalen këtu. Këtu jepen meritat për gjithçka”.