Vllaznia do te luaje sot ne oren 17.00 ne Kamez ndaj Kastriotit ndeshjen e fundit te ketij kampionati ku padyshim qe do te kerkoje fitoren, per te shpresuar pastaj deri ne fund per te siguruar nje vend qe do ta çonte ne Europe.

Kuqeblute kane zhvilluar dje seancen e fundit stervitore dhe me pas kane lene Shkodren per t’u grumbulluar ne pragndeshje, nderkohe qe trajneri Mirel Josa duket se e ka ndare mendjen per formacionin qe do te hedh ne fushe ne kete takim.

Keshtu ne porte do te jete Zogoviç, nderkohe qe ne mbrojtje rikthehet pas skualifikimit me kartona mbrojtesi dhe kapiteni Gurishta. Ai do te luaje ne kete repart sebashku me Adilin, Bulatoviç ndersa ne te majte do te jete Hakaj.

Ne treshen e mesfushes nderkohe nuk do te kete asnje ndryshim teksa perpos Krymit e Jonuzit, trajneri i ka besuar serish bosnjakut Heriç per te qene si titullar ne fushe nga minuta e pare.

Edhe treshja e sulmit nuk do te ndryshoje, me Latifin e Da Silven ne krahe dhe Aralicen ne maje te sulmit. Me kete 11-she, Vllaznia do te synoje te marre fitoren ndaj Kastriotit dhe me pas me syte nga Tirana dhe Laçi, per te mesuar nese do te siguroje Europen nga kampionati apo jo./SHKODRA-SPORT.COM/