Roma fitoi dje finalen e Conference League. Verdhekuqtë u mjaftuan me golin e Zaniolos në minutën e 32’, për të fituar minimalisht 1-0 ndaj Feyenoord.

Kjo ishte finale e veçantë për Shqipërinë, pasi u zhvillua në “Arenën Kombëtare”.Fitimi i trofeut nuk ishte përfitimi i vetëm i Romës në finale.

Fqinjët nga Italia arkëtuan 5 milion euro vetëm për fitimin e ndeshjes së fundit, ndërsa të gjitha fitimet nga UEFA për kompeticionin përllogariten në rreth 15 milion euro. Me marrjen e bonuseve dhe të drejtave televizive, shifra mund të shkojë në 20 milion euro.

Padyshim qe keto shifra por edhe fitimi i ketij trofeu, do t’i motivojne edhe me shume drejtuesit e Romes per te ndertuar nje ekip me kompetitiv per sezonin e ardhshem dhe per te patur pretendime edhe me ambicioze.