Vllaznia është skuadra më e mirë e momentit në Kategorinë Superiore. Shkodranët fituan ndeshjen e fundit ndaj një rivali si Vllaznia dhe u shkëput 9 pikë nga vendi i dytë. Sot në emisionin Pressing u diksutua rreth formës së mirë të ekipit shkodran.
Ermal Tahiri, pjesë e vazhdueshme e Pressing ka dhene nje mendim ne lidhje me ecurine e skuadres shkodrane.
“Presim kur po humb Vllaznia, por nuk po ndodh dhe ka arsye. Janë të gjithë ushtarë dhe luajnë grup. Kanë shumë harmoni dhe rreshtohen si duhet. Edhe me 10 lojtarë ndaj Teutës diti të menaxhojë ndeshjen dhe luajti më mirë se Teuta.
Presion? Vendi i parë ka vetë presion sepse nuk është e lehtë të jesh në krye. Të mbash gjithë këtë trajektore do të thotë se ky ekip ka më shumë se klube të tjerë, që kanë paguar më shumë”, u shpreh ai.