Serxho Aguero nuk ia ka dalë të rikthehet në të mirën e tij prej momentit kur dëmtoi gjurin. Argjentinasi në këtë sezon është aktivizuar në 178 minuta në tre ndeshje, Arsenal, Porto dhe Uest Hem. Në këto sfida, sulmuesi shënoi vetëm një gol, për pësoi një tjetër dëmtim muskulor që e mban sërish larg fushave.

Mbi këtë situatë që ka përfshirë Agueron, ka folur ish-futbollisti i Mançester Junajtid, Roi Kin, i cili thekson se prej rikthimit sulmuesi ka shtuar në peshë.

“Problemi im me Agueron është që kur u rikthye nga dëmtimi, duket mbi peshë. Vetëm Zoti e di se çfarë lloj pantallonash vesh ai. Duket shumë i rëndë. Ndonjëherë kthehesh nga dëmtimi dhe kjo të kushton në vrapim.

Normalisht, futbollistët duan dy apo tre javë për të rikuperuar shpejtësinë. Unë isha i shqetësuar kur ai u kthye, sepse realisht dukej mbi peshë. Është e vështirë të rikthehesh, por duhet të evitosh fitimin e kileve”, u shpreh Aguero. /VipSport/