ʺKam patur mundësinë të shkoja tek Interi ose tek Bajerni në të shkuarën, por nuk më dukej momenti i duhur.ʺ, është shprehur kështu Miralem Pjaniç në mikrofonat e francezëve të ʺCanal Plusʺ, i cili zbulon prapaskenat e merkatos.

Miralem Pjaniç u transferua nga Juventusi tek Barcelona me një shifër prej 60 milionë eurosh.

Mesfushori 30-vjeçar boshnjak kaloi tek klubi katalanas pas aventurës së tij të gjatë në Itali, duke u aktivizuar me fanelat e Romës dhe Juventusit, ku me bardhezinjtë arriti të fitonte 4 tituj radhazi kampion dhe duke shkuar vetëm një herë në finalen e madhe të Champions-it në vitin 2017 në Kardif ndaj Real Madrid, por pa mundur të shpallej kampion europe.