Vllaznia gjatë javëve të fundit ka hasur vështirësi dhe në këtë situatë ka përfituar Partizani. Zhvillimet e javëve të fundit në Superiore i analizon Ermal Tahiri, specialist futbolli në emisionin “Pressing” në ABC.
“Ka momente të vështira gjithmonë. Vllaznia ka pasur probleme me mungesat, por është aty me meritë. Edhe me probleme nuk po humb dhe po arrin të marrë pikë.
Pritej ky afrim i ekipeve poshtë. Vllaznia deri më tani ishte skuadra e vetme që kishte fituar të gjitha ndeshjet me skuadrat e dobëta. Vllaznia është skuadër që e ka shumë të vështirë të bëjë pa 3-4 lojtarë të formacionit.
Vendin e parë ata e kanë në dorë vetë. Ka 3 ndeshje të forta: Tirana, Teuta dhe Kukësi. Vllaznia në këto tre ndeshje tregon nëse është për titull kampion. Partizani po i merr shkëlqimin të gjithave.
Është rritur shumë dhe me ardhjen e Muratajt e Çinarit skuadra ka marrë ritëm tjetër. Mala në mbrojtje është shumë mirë dhe mesufsha është rritur.
Asani ka ardhur në formë dhe Bardhi është vendosur në pozicionin natyral. Ekipi ka ardhur në vendin e duhur dhe Daja po i merr më të mirën lojtarëve në fushë”, tha ndër të tjera Tahiri. /abcnews