Në emisionin “Skaner” në MCN TV, u diskutua për sezonin e Vllaznisë, me shkodranët që në kampionat e mbyllën në vendin e pestë, por fituan Kupën e Shqipërisë.

Në lidhje me këtë, ish-futbollisti Ermal Tahiri, u shpreh se skuadra ishte projektuar për titull dhe nuk e diskutonte Europën, por duke parë se si shkoi, Kupa duhej arritur me çdo kusht.

“Vllaznia këtë sezon u projektua për kampion. Nuk diskutohej fare për Europën. Kur nuk kapën të parën, objektivi i dytë, Kupa duhej arritur me çdo kusht. Marrja e Kupës me përmbysje tregoi karakter për Vllazninë dhe prandaj është i bukur fitimi i Kupës”- eshte shprehur Tahiri.

Padyshim qe fitorja e trofeut te Kupes i ka gezuar te gjithe ne Shkoder dhe ajo çka eshte me e rendesishmja, ky trofe eshte fituar me merite nga ekipi kuqeblu dhe kete e kane pranuar te gjithe.