Ermal Tahiri e sheh Vllazninë ndryshe tashmë në këndvështrimin e tij. Ai theksoi se nuk është më ajo Vllaznia e bukur që ka qenë. Tahiri shprehet se shkodranët kanë probleme edhe në vendosjen në fushën e lojës.
“Nga statistikat, Vllaznia ka më shumë barazime se çdo ekip tjetër. Në kompleks, Vllaznia nuk është më ajo që ka qenë, ajo e bukura që kemi parë.
Nuk kemi pse e zbukurojmë. Në një ekip, asnjëherë nuk janë 11 lojtarë në super-formë. Janë gjithmonë 7-8 lojtarë. 2-3 lojtarë i manovron brenda ose lojtarët e tjerë i mbulojnë, kurse Vllaznia është në kompleks e gjitha bashkë në një ritëm.
Nuk po e kalon cakun për më lart. E para njëherë, Vllaznia luan gjithmonë gjatë dhe luan shumë hapur. Në qoftë se, nuk ka ritëm, nuk është ajo Vllazni e bukur që kemi parë ne”,-tha gjatë prononcimit të tij, trajneri Ermal Tahiri.
Maringlen ZHIVANI