Ardjan Takaj ka për të gjithë, nga trajneri Ilir Daja te mesfushori Sabjen Lilaj dhe deri te presidenti i Kukësit, Safet Gjici.
10 ditë pas rrëzimit të kërkesës nga KAS-i i Lozanës për pjesëmarrjen e Skënderbeut në Ligën e Kampioneve, kreu i klubit pranon të rrëfejë ekskluzivisht për “Panorama Sport” ditët e mbushura me dilema për të ardhmen e korçarëve.
Prapaskenat e UEFA-s, largimet në masë nga skuadra, projekti i ri dhe besimi se klubi do të jetë sërish në majë.
“Kush nuk do të qëndrojë te Skënderbeu, le të ikë. Klubi ‘parajsë’ në Shqipëri nuk mund të kthehet në ‘ferr’ për tri ditë”, thotë ndër të tjera Takaj, ndërsa mundohet të sqarojë të gjitha temat e nxehta.
Zoti Takaj, pse keni zgjedhur të heshtni pas gjithë këtyre zhvillimeve te Skënderbeu në javët e fundit?
Pas përfundimit të sezonit, besoj se edhe unë kam pasur të drejtën për të pushuar.
E mbyllëm me dy trofe dhe meritonim të nisnim plazhin. Gjithsesi, tani jam i gatshëm për pyetjet tuaja.
OK, po e nisim me vendimin e KAS-it. Për të dytën herë brenda tri viteve të fundit, Skënderbeut i hiqet e drejta e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve, në një kohë që ju ishit bindur se do të përfaqësoheshit në Champions këtë edicion, pavarësisht dënimit…
Normalisht, është një goditje e madhe për ne, për më tepër që vinim pas një sezoni super të suksesshëm.
Dihet që betejën e madhe e kemi me UEFA-n për dënimin që na është dhënë, por nga ana tjetër, ishim të bindur se duke qenë çështja në gjykim nga KAS, do të lejoheshim të merrnim pjesë këtë sezon në Champions.
Trajneri Ilir Daja iku për një ofertë më të mirë. Çdo njeri është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij. Për ne nuk ka asnjë problem.
Tani është Shehi ai që do të bëjë skuadrën e sezonit të ri dhe ditët në vazhdim do të bëjmë zyrtarizimet.
Dejvi Bregu do të luajë me Luftëtarin në Europë, nuk do të huazojmë lojtarë të tjerë”, – ka thënë mes të tjerash presidenti i Skënderbeut.
Tek ekipi jugor pritet të kthehet ndërkohë mbrojtësi i Kamzës, Erlis Frashëri.
Korçari luajti me Kamzën sezonin e fundit dhe duket se forma e tij e mirë ka bërë që të shihet si zëvendësuesi i Kristi Vangjelit.
Gjasat janë të mëdha që Frashëri të kthehet tek ekipi i qytetit të lindjes.