Dritë në fund të “tunelit” për Vllazninë. Ditën e sotme është gjetur akordi mes lojtarëve dhe drejtuesve të klubit për të rinisur stërvitjen.
Prej disa ditës futbollistët kishin bojkotuar stërvitjen pasi nuk janë paguar prej 4 muajsh, madje disa lojtarëve iu ishte hequr ushqimi dhe dritat në shtëpitë tyre.
Ditën e sotme kapiteni Gilman Lika, mbrojtësi Renato Malota së bashku me trajnerin Jonuz kanë pasur një takim me Kryertaren e Bashksië, Voltana Ademia dhe administratorin Suad Lici, ku është rënë dakort për kryerjen e pagave.
Në faqen zyrtare klubi konfirmon se lojtarët do të kthehen në fushë ditën e nesërme në orën 9 të mëngjesit./newsport/