Vllaznia e ka nisur mbarë kampionatin dhe pas javës së tetë të tij kryeson e vetme renditjen, me +4 pikë nga Egnatia e vendit të dytë. Një meritë jashtëzakonisht të madhe në këtë ecuri të deritanishme ka padyshim “arkitekti” i kësaj skuadre, Edi Martini.
Ai ka marrë përgjegjësinë e përzgjedhjes së lojtarëve bashkë me drejtorin Sinani dhe duket se kanë goditur në shenjë. Por një tjetër meritë e madhe për Martinin shkon për mënyrën si po e mban skuadrën larg presionit të tifozëve, por edhe entuziasmit.
Numri 1 i pankinës kuqeblu i ka kërkuar drejtuesve të klubit që “të qëndrojnë me këmbë në tokë”. Madje shpeshherë ua përsërit se ua ka marrë titullin kampion në vitin 2021 kur drejtonte Teutën, pikërisht prej vetë gabimeve që Vllaznia kishte bërë duke kaluar në eufori dhe duke e menduar çështjen e titullit të mbyllur.
Tashmë vetë në krye të Vllaznisë kërkon që shkodranët “të zënë mend”. Futbollistët dhe pjestarët e stafit nuk i sheh nëpër studiot televizive. E vetmja dalja para mediave është një ditë para ndeshjes teksa ka dëshirë që të mos dalë vetë shpesh, por t’i alternojë lojtarët duke i dhënë mundësinë edhe lojtarëve të shprehen.
Deri tani Eedi Martinit i ka ecur kjo praktikë punee dhe ai shpreson shumë që kjo të vazhdojv sa më gjatë. Në fund të fundit gjërat po shkojnë mirë dhe askush nuk ka pse të ngutet. Vetëm kështu, Vllaznia mund të shkojë drejt suksesit.(www.shkodrasport.com)







