Ryan Gravenberch dëshiron më shumë hapësirë. Ështe vetë lojtari i Bayern Munich, i intervistuar nga Voetbal International, i cili vendos ultimatum se diçka duhet të ndryshojë nga sezoni i ardhshëm.

“Trajnimi në nivelin më të lartë për një vit ishte vërtet mësimdhënës, por duke filluar nga sezoni i ardhshëm diçka duhet të ndryshojë sepse dua t’i rikthehem të luaj çdo javë. Nuk kam folur me menaxhmentin, por është e qartë se kjo situatë nuk korrespondon me pritjet e mia”.

Kujtojmë se për lojtarin ka kohë që interesohet Liverpool. Mesfushori holandez ka luajtur në 28 ndeshje këtë sezon por vetëm në minutat e fundit. Gjithsej ai ka luajtu për 726 minuta që përkthehen në vetëm 8 ndeshje të plota.

Ne kete menyre tek Bayern nje tjeter lojtar eshte me “valixhe ne duar” dhe kjo do t’i detyroje drejtuesit e klubit te mendojne per zevendesimin e tyre.