Erlind Haland vazhdon të shënojë në mënyrë të rregullt gola me skuadrën e Salcburgut dhe ka bërë që edhe shumë klubet të tjera të dashurohen me të. Paraqitjet që po bën në Europë dhe në Austri me klubin e tij, e ka kthyer Halandin në qendër të vëmendjes si një futbollist shumë premtues.
Së fundmi, mediat gjermane bënë të ditur se Haland mund të largohet nga Salcburgu për të kaluar në drejtim të Gjermanisë. Ato shtonin se futbollisti do të transferohej te skuadra binjake, Lajpcigu të cilat kanë të gjitha të njëjtën pronësi.
Megjithatë, ky lajm është mohuar nga drejtuesit e Salcburgut që e konsiderojnë një lajm të rremë. Vetë drejtori sportiv i Salcburg, Kristof Freund u shpreh se Haland nuk ka bisedime me Lajpcig dhe nuk do të largohet në drejtim të tyre. /vipsport/