Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Tani është ekspert në Serie A', në Itali zbulojnë se Edi Reja...

‘Tani është ekspert në Serie A’, në Itali zbulojnë se Edi Reja hyn mik për Kumbullën te Napoli: Ka folur shumë mirë për Marashin

Napoli është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi për të zëvendësuar Manolas-in. Të kaltrit janë kthyer te një dëshirë e vjetër e merkatos, Marash Kumbulla.

Emër ky që ësht mbështetur edhe nga Reja, i cili duket se “ka hyrë mik” për mbrojtësin shqiptar, të cilin e njeh mjaft mirë nga bashkëpunimi te Kombëtarja kuqezi. Këtë fakt e zbulon ish-menaxheri i njohur italian, Enrico Fedele, i cili për “Radio Marte” i qendron idesë se Kumbulla është alternativa e duhur për Napolin.

“Marash Kumbulla tashmë është ekspert në Serinë A dhe është një pasion i vjetër për Cristiano Giuntolin. Edy Reja ka folur shumë mirë, do ta merrte.

Attila Szalai? Ai nuk do të ishte i përshtatshëm dhe ai është edhe më pak i mirë. Sigurisht, krahasuar me qendrën e Fenerbahçes, do të fokusohesha në diçka tjetër. Me pak fjalë, Kumbulla është më i mirë, edhe për një çështje përdorimi të menjëhershëm edhe përvoje të mëparshme në Serinë A”, ka thënë Enrico Fedele.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments