Neser luhet ndeshja e vlefshme per 1/8 e Kupes se Shqiperise ne mes skuadrave te Vllaznise dhe Flamutarit. Ky i fundit nderkohe diten e sotme ka bere prezent nje tjeter goditje ne merkato teksa ka zyrtarizuar madje e nje lojtari te njohur.

Keshtu, Vasil Shkurtaj tashmë zyrtarisht është një lojtar i Flamurtarit. Sulmuesi është transferuar në Vlorë për të luajtur me fanelën e kuqezinjve në pjesën e dytë të sezonit.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i uron mirëseardhjen. Shkurtaj do të jetë kështu një vlerë e shtuar për Flamurtarin në pjesën e dytë të sezonit, ku vlonjatët kanë si objektiv ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se në të kaluarën, Shkurtaj ka luajtur për Laçin, Kukësin dhe Luftëtarin në Superiore. Gjithashtu ka luajtur edhe jashtë Shqipërie për disa skuadra.