Prej dy javesh stadiumi “Loro Boriçi” eshte i mbyllur si rrjedhoje e punimeve qe jane bere ne tapetin e tij. Bashkia Shkoder ka mbyllur procesin e mbjelljes se barit te ri dhe gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve.
Siç mund ta shikoni edh nga fotoja e ketij shkrimi, tashme fusha ka marre ngjyre krejt tjeter teksa mbizoteron jeshilja si rrjedhoje e barit te ri qe ka dale tashme.
Sipas asaj çfare mesohet nga punonjesit e stadiumit, gjendja e fushes tashme eshte e mire dhe shume shpejt do te nise edhe korrja e barit.
Te pyetur se kur mund te luhet ndeshja e pare ne kete impiant sportiv, ata kane bere te ditur se pas 10 ditesh fusha do te jete gati.
Nje afat i tille perkon me ate se kur pritet te filloje kampionati dhe ne kete menyre gjithçka ne Shkoder tashme eshte gati per te pritur ndeshjen e pare te ketij sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/