Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETare kërkon më shumë fantazi, Shaqiri dhe djali i një legjende janë...

Tare kërkon më shumë fantazi, Shaqiri dhe djali i një legjende janë dy objektivat e merkatos

Lacio e edicionit të ardhshëm do të jetë një ekip edhe më ofensiv se ai aktual. Ndonëse skuadra bardhekaltër në kohët e fundit ka qenë shumë argëtuese me lojën e saj duke dhuruar një futboll mjaft cilësor, Igli Tare nuk ndalet në idenë e tij për të përforcuar ekipin që do të ketë në dispozicion trajneri Simone Inzagi.

Mediat italiane prej kohësh përmendin emra lojtarësh të cilët mund të rrisin nivelin teknik të skuadrës, me Xherdan Shaqirin në majë të listës. Futbollisti ka edhe dy vite kontratë me Liverpulin, por në verë mund të largohet meqë tashmë në klubin anglez nuk po aktivizohet më rregullisht dhe ka marrë një rol dytësor.

Por ai nuk është emri i vetëm që Tare po sheh me prioritet në merkato. Përtej Adriatikut përmendet edhe emri i Ianis Haxhi, djalit të legjendës George Haxhi, si një përforcim i mundshëm.

Futbollisti nuk shkëlqeu në radhët e Fiorentinës në eksperiencën e tij të parë në Itali, por te Rejnxhërs në Skoci ka bërë shumë mirë dhe ka treguar se është një futbollist i gatshëm për të luajtur në nivelet më të larta. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments