Ndërkohë që qëndron i izoluar në shtëpi për të mos u infektuar me koronavirus, Igli Tare po punon për të ardhmen afatgjatë të Lacios.
Skuadra e këtij sezoni është një prej më të mirave të hisotrisë së këtij klubi, por drejtuesit do e menaxhojnë situatën, duke larguar disa lojtarë për përfitime financiare dhe duke mbajtur të tjerë për sezonin e ardhshëm në Champions League.
Një nga më të mirët e Lacios së këtij sezoni është Luis Alberto. Spanjolli ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm dhe i ka dhënë shumë klas mesfushës së skuadrës së Simone Inzagit.
Statisitikat e tij nuk kanë asnjë diferencë me lojtarë si De Bryjne apo Bruno Fernandes dhe Lacio ka vendosur ta ketë në listën e atyre që do të qëndrojnë për të përballuar sezonin e ardhshëm në Champions.
Mediet italianë raportojnë se Igli Tare e ka hartuar tashmë kontratën e 27-vjeçarit dhe rinovimi është shumë pranë. Bëhet fjalë për një rinovim deri në vitin 2025, me një pagë neto prej 3.5 milionë euro në sezon, plus bonuset në varësi të paraqitjeve të yllit spanjoll.
Akordi është arritur dhe pritet vetëm firma e Albertos. Kontrata e tij aktuale përfundon në verën e vitit 2022. /vipsport/