Ditën e djeshme në media është bërë shumë zhurmë në lidhje me atë që u quajt “Skandal”, pikërisht për lajmin e publikimit të një video ku shfaqen disa futbollistë të kombëtares U20 duke pirë birra në hotel gjatë grumbullimit në Kroaci

Pjesë e asaj videoje ka qenë në fakt edhe lojtari aktual i Lokomotivës së Moskës Mario Mitaj, i cili në fakt duket qartë se nuk është pjesë e atij grupi lojtarësh, por shihet që është në makinë duke udhëtuar me të tjerë.

Vetë Mitaj ka dhënë një prononcim për faqen “futboll spektakël” ka sqaruar se pas ndeshjes me Kroacinë, i ka marrë leje stafit të ekipit dhe ka udhëtuar drejt Shqipërisë i shoqëruar nga familjarët e tij, pasi i duhej të verifikonte disa çështje zyrtare pranë institucioneve përkatëse në vendin tonë dhe më pas do të merrte rrugën drejt Rusisë për t’iu bashkuar ekipit të tij, Lokomotiva e Moskës.

Gjatë rrugës ndërkohë i ka rënë telefoni nga një shok i ekipit kombëtare dhe si rrjedhojë, Mario nga makina i është përgjigjur duke respektuar shokun e ekipit. Kjo ka qenë e gjithë historia.

I pyetur se çfarë po pinin lojtaret, Mitaj thotë se nga telefoni nuk vura re a ishte birrë apo ujë, pasi thjesht folëm për rrugën time të kthimit e asgjë më tepër. “Unë isha i lodhur dhe si rrjedhojë, nga makina nuk mund të dalloja mirë djemtë”- ka thënë Mitaj.