Vllaznia- Laçi pritet te jete nje sfide shume interesante e cila do te startoje sot duke filluar nga ora 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Te dy ekipet padyshim qe do te kene objektiv fitoren, per te rregulluar pozitat e tyre ne tabelen e klasifikimit.

Por nderkohe gazeta “Shkodra Sport” meson se Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka perzgjedhur edhe trupen gjykuese te ketij takimi. Keshtu, arbiter kryesor do te jete ai i kolegjiumit te Tiranes, Ardian Beqiraj. Ne fakt, ky eshte nje emer qe nuk “pelqehet” shume ne kampin shkodran dhe per me teper ne nje sfide si kjo ndaj Laçit.

Asistente te tij do te jene Xhuljo Mani dhe Gerald Cenolli po te kolegjiumit te Tiranes, ndersa arbiter i katert do te jete Erjon Bastari. Ne sistemin VAR sakaq eshte caktuar arbitri me stemen e FIFA-s Kreshnik Barjamaj, ndersa ne AVAR Mario Shazivari.

Vezhgues i arbitrave ne kete takim do te jete i mirenjohuri Kridens Meta, ndersa delegat i Federates Shqiptare te Futbollit Eduard Gjini. Ndeshja pritet te jete interesante dhe e shoqeruar nga nje rivalitet i madh ne fushen e lojes./www.shkodrasport.com/