Do te startoje pas pak minutash ne Angli ndeshja ne mes kombetareve te 21 vjeçareve te ketij vendi dhe atyre te Kosoves.

E veçanta e ketij ballafaqimi eshte se ne stadium do te jene te pranishem edhe dy tifoze shqiptare, konkretisht dy tifoze te Vllaznise.

Njeri prej tyre eshte shkodrani Enkeleid Omi ndersa tjetri eshte mirditori Lulezim Lushi. Ata kane shkuar ne stadium natyrisht per te mbeshtetur ekipin kosovar, por nga ana tjeter nuk kane harruar te marrin me vete edhe nje simbol te Vllaznise.

Behet fjale per pankarten e cila ka filluar te behet “hit” ne mbeshtetjen e skuadres shkodrane, ajo e “targes” SH 1919 V.

Kjo banderole siç e shikoni edhe ne foto eshte hapur ne njeren nga tribunat e stadiumit ku pas pak minutash do te nise ndeshja Anglia U21- Kosova U21./SHKODRA-SPORT.COM/