Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETe Barça e kthejnë në shfaqje “Hollywood”-iane (Video)

Te Barça e kthejnë në shfaqje “Hollywood”-iane (Video)

Jo pak herë në të kaluarën, futbollistët e Barcelonës janë bërë objekt kritikash për rrëzimet e tyre të ekzagjeruara në fushat e blerta, e simulimet që shpeshherë u jepnin penallti apo faulle të padrejta.

Por, nëse më parë ka qenë braziliani Neymar, tashmë i larguar te Paris SG, stafetën duket se e kanë marrë të tjerë.

Busquets dhe Cillessen menduan t’i jepnin disa të qeshura më shumë tifozëve të Barcelonës, në humbjen 2-1 ndaj Levantes për Kupën e Mbretit. Dy futbollistët e skuadrës katalanase ishin protagonistë të një skene, që u kthye shpejt në një video virale në internet.

Në zhvillimet e një goditjeje këndi, Busquets dhe Cillessen, veçse u prekën nga një lojtar kundërshtar, por u rrëzuan përtokë në një aktrim të denjë për çmimet “Oscar”. Të enjten, në stadiumin “Camp Nou” do të zhvillohet ndeshja e kthimit, e jo pak tifozë presin një tjetër perlë të ngjashme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments