Një lajm “bomb” ka qarkulluar ditën e sotme në mediat spanjolle, dhe më konkretisht është “Don Balon” që bën me dije se lideri i skuadrës së Realit të Madridit do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Kapiteni legjendar i “Los Blancos” pritet që të largohet në drejtim të skuadrës së Mançester Junajtid për vlerën rekord të 100 milionë eurove.

Sipas “Don Balon” është zbuluar gjithashtu se Ramos i ka kërkuar informacione Kristiano Ronaldos për “djajtë e kuq”. Nga ana tjetër edhe vetë Murinjo është vënë prej kohësh në kërkim të një mbrojtësi që të mbyllë problemet te Mançester Junajtid.

Tashme duhet te presim se çfare do te ndodhe. Pervoja e koheve te fundit ka treguar se edhe nga Reali mund te largohen futbolliste. Ronaldo ishte i pari, Ramos mund te jete ndoshta i dyti.