Java e 2-te e fazes se dyte te kampionatit te kategorise se dyte ka ne kalendarin e saj edhe nje “derbi”, ate ne mes ekipeve te Ades dhe Murlanit.
Ndeshja ne mes tyre do te luhet diten e diele ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes dhe pritet me interes nga tifozerite e te dy ekipeve.
Pavaresisht se diferencat ne renditje jane te medha ne mes tyre, fusha e lojes pritet te mos e shfaqe kete diference dhe shembulli me i mire eshte ndeshja e fazes se pare te ketij kampionati.
Ne fushen sportive te Barbullushit, Ada pat arritur te fitonte ndaj Murlanit vendas dhe kjo ne fakt eshte e vetmja fitore e velipojakeve ne kete kampionat. Ajo do te kerkoje te marre fitoren e dyte dhe serish ndaj ketij ekipi sepse deshiron t’i largohet vendit te parafundit ne renditje ku ndodhet.
Por nga ana tjeter, Murlani ka ambicje per te synuar kreun dhe per kete arsye do te synoje te marre nje tjeter fitore dhe per te vijuar ndjekjen e ekipeve te kreut te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/