Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETë enjten mund të vendoset, 'shkrirja' e Skënderbeut dhe ngjitja e Besëlidhjes

Të enjten mund të vendoset, ‘shkrirja’ e Skënderbeut dhe ngjitja e Besëlidhjes

Skënderbeu është drejt shkrirjes si skuadër, ose të paktën I historisë dhe tetë trofeve kampion në Kategorinë Superiore. Drejtuesit e korçarëve po mendojnë një skenar kun ë krye është falimenti I kontrolluar dhe rikthimi me tjetër stemë, ngjyra dhe emër si pretendent të elitë dhe Kupat Europiane.

Ideja është e thjeshtë, Skënderbeu shpall falimentin dhe rrëzohet në Kategorinë e Tretë. Në Superligë ngjitet Besëlidhja që luajti në play-off me Vllazninë dhe vendin e lezhjanëve në të parën e zë Maliqi. Pikërisht këtu synohet që të investojë Ardian Takaj, te fqinjët maliqarë duke I quajtur Akademia Sportive Skënderbeu (AF Skënderbeu).

Presidenti Takaj është takuar me dy kryebashkiakët e Korçës dhe Maliqit duke kërkuar ndihmë për këtë ide, ndërsa Gjykata e Zvicrës la në fuqi dënimin me 10 vite nga kompeticionet europiane për bardhekuqtë, për dyshime në trukim ndeshjesh. Besohet se e enjtja e javës që vjen do jetë vendimtare, me FSHF-në që do marrë një vendim për këtë çështje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments