Pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Tiranës dhe Teutës të mbyllur me fitoren e thellë 4-0 të bardhebluve, java e pestë vijon sot me dy sfidat e rradhës.

Në orën 15:00, në qytetin e Ballshit, Bylis pret Egnatian për një përballje mjaft të bukur pasi dy ekipet janë në një formë shumë të mirë dhe kërkojnë të vazhdojnë në këtë mënyrë për të parë më lart se objektivat minimal që kanë vendosur.

Ndeshja tjetër është ajo mes ekipit më në formë dhe atij me formën më të dobët. Laçi udhëton në Durrës në kërkim të pikëve pas 3 ndeshjeve të humbura rresht. Aty gjen Erzenin të cilët e kanë nisur sezonin me marshin e pestë dhe ndodhen në vendin e dytë të renditjes.

Në orën 17:45, sfida që do të luhet në Niko Dovana do të jetë treni i fundit për trajnerin Vukcievic. Një humbje tjetër mund të jetë jetike për të ardhmen e tij në stolin e laçianëve.