Aktualisht kampionatet janë në pauzë për shkak të sfidave të Kombëtares. Por menjëherë pas ndeshjeve të ekipit kuqezi, topi do të kalojë te Kupa e Shqipërisë, për fazën e 1/32-ave.
Ky turne do të luajë ndeshjet e raundit të parë për sezonin e ri. Kështu skuadrat do të zbresin në fushë saktësisht ditën e martë dhe të mërkurë. Duele interesante janë në program, ku 2 nga ekipet e Superiores bashkë me skuadrat e Kategorisë së Parë dhe të Dytë do të duelojnë mes tyre për fitoren.
Kështu në këtë fazë do të sfidohen mes tyre Luftëtari – Oriku, Flamurtari – Naftëtari, Valbona – Tomori, Burreli – Albanët, Kastrioti – Devolli, Apolonia – Besëlidhja, Lushnja – Butrinti, Iliria – Luzi, Vora – Maliqi, Erzeni – Sopoti, Besa – Shkumbini, Kukësi – Tërbuni, Pogradeci – Delvina, Skënderbeu – Basania, Laçi – Këlcyra dhe Korabi – Veleçiku.
Ndërkohë ditën e nesërme do të përballen Korabi – Kopliku dhe Laçi – Këlcyra, ndërsa ditën e mërkurën do të sfidohen 28 ekipet e tjera.
Të gjitha këto përballje pritet të startojnë në të njëjtën orë, 13:30.