HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETe Partizani nuk nxitojnë, do të vazhdojnë me Klevis Dalipin në stol

Te Partizani nuk nxitojnë, do të vazhdojnë me Klevis Dalipin në stol

Partizani do të marrë pjesë në Europa League dhe më 19 qershor do të mësojë ekipin kundërshtar në turin e parë eliminator.

Tani duhet që ekipi të organizohet dhe të përgatitet për një përfaqësim sa më të mirë, me synimin për të kaluar sa më shumë ture në Europë.

Drejtori i Përgjithshëm i të kuqve, Olsi Rama, është shprehur për “Panorama Sport” se vonesa në lidhje me përgatitjet nuk është shqetësuese, pasi ka kohë që gjithçka të rregullohet.

Për sa i përket stolit, duket se Partizani do të vazhdojë me Klevis Dalipin, i cili mbylli kampionatin në krye të të kuqve.

Tani drejtuesit duhet të punojnë për përforcimin e ekipit me lojtarë sa më cilësorë, në mënyrë që Partizani të bëjë një paraqitje dinjitoze në Europë. / Vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments