Zinedin Zidan duket se nuk ka me sy të mirë talentin e ri brazilian Vinicius, edhe pse në vitin e kaluar ai kishte qenë një nga afrimet më të rëndësishme në radhët e madrilenëve. Kjo shihet qartë nga fakti se trajneri francez e ka lënë përsëri jashtë grumbullimit lojtarin, për herë të 4 në 5 ndeshjet e fundit.
Në listën për ndeshjen ndaj PSG-së, emri i tij nuk figuron, me Zidan që ka preferuar për sulmin Hazard, Benzema, Joviç, Rodrigo dhe Bejl, edhe pse ky i fundit është kthyer në armikun e tifozerisë së Realit.
Në një ndeshje shumë të rëndësishme për imazhin e klubit, Zidan kërkon eksperiencën e këtyre lojtarëve dhe kjo është arsyeja se pse ka lënë jashtë Vinicius.
Megjithatë, futbollisti është aktivizuar shumë pak gjatë kohëve të fundit dhe që nga 5 nëntori ka luajtur vetëm 4 ndeshje, për një total prej 135 minutash.
Kjo ka bërë që në Spanjë të flitet që tani për një “divorc” të mundshëm në janar, pasi futbollisti kërkon të ketë minuta në dispozicion për të treguar vlerat e tij. /vipsport/