Tirana humbi me rezultatin 0-1 përballë Zrinjskit në ndeshjen e parë të turit dytë të Conference League. Tifozët e Bosnjës janë përplasur me ato të Tiranës, teksa ka dhe të plagosur raportojnë mediat. Ndërhyrja e policisë ka qenë me gazlotsjellës, teksa më pas janë shoqëruar disa prej autorëve të përplasjes që shkaktoi panik në kryeqytet.

“Fax news” raportoi rreth orës 22:20 se ka pasur të shtëna armësh afër stadiumit “Air Albania”. Fatmirësisht gjendja është qetësuar dhe policia po punon për të larguar tifozët si dhe për të identifikuar autorët e rrëmujës

Nje ngjarje aspak e kendshme e cila ne fakt nuk i ben nder kesaj ndeshje e cila duhej te ishte fair play, por nuk ka ndodhur keshtu. Hedhja e gazrit lotsjelles nga policia ne fakt ka krijuar panik tek njerezit qe kane qene duke levizuar rreth e qark stadiumit “Air Albania”.

Nga xhirime amatore shihen tifozët e skuadrës mike të Zrinjskit të konfrontohen fizikisht me forcat e ruajtjes së rendit në zonën përreth stadiumit.

Ndonëse nuk ka ende një njoftim zyrtar, mësohet se një numër tifozësh të skuadrës kampione të Bosnjë-Hercegovinës, por që është me bazë etnike kroate, janë shoqëruar në komisariatin përkatës nga forcat e policisë.