Do të nisë këtë fundjavë Kupa e Shqipërisë për 17 dhe 19 vjeçarët, aktivitet ky që është i dyti më i rëndësishëm për këto mosha, pas kampionatit. Në edicionin e sivjetëm do të marrin pjesë nga 32 skuadra për secilën grupmoshë dhe interesant është fakti që nga to, 8 skuadra janë nga Shkodra.
Tek grupmosha U17, përpos Vllaznisë dhe KF Shkodra, do të marrin pjesë edhe ekipet Scutari dhe Djelmnia Shkodrane, ndërsa tek grupmosha U19 përpos dy të parave që marrin pjesë edhe në Kategorinë Superiore, janë edhe ekipet e Djelmnisë Shkodrane dhe të Akademisë Ajaks.
Kuptohet që secila prej tyre do të përpiqet të japë më të mirën e saj dhe të shkojë sa më larg në këtë kompeticion por kuptohet që vëmendja më e madhe është e përqendruar tek ekipet e Akademisë Vllaznia të cilat mund të kenë edhe pretendime më të mëdha në këtë kompeticion.
Sidomos ekipi i të rinjve që drejtohet nga trajneri Luan Zmijani ka më shumë ambicje për ta fituar edhe Kupën e Shqipërisë. Ai kryeson me meritë edhe renditjen e kampionatit dhe padyshim që do të tentojë suksesin edhe tek kupa sepse e ka përbërjen për ta bërë këtë gjë.
Jo pa pretendime është edhe Vllaznia U17, e cila ndryshe nga kampionati, në kupë do të synojë të bëjë paraqitje më të mira. Nga ana tjetër, edhe ekipet e KF Shkodra do të tentojnë të japin më të mirën e tyre në Kupën e Shqipërisë, për të treguar se jo rastësisht marrin pjesë edhe në kampionatin e Superligës.
Ndeshjet e turit te pare
Kupa e Shqiperise U17
Vllaznia- Kinostudi
KF Shkodra- Erzeni
Brians- Scutari
Internacional- Djelmnia shkodrane
Kupa e Shqiperise U19
Vllaznia- Turbina
KF Shkodra- Durresi 04
Dinamo- Djelmnia shkodrane
Teuta- AAS