Perzgjedhja e kombetareve rajonale ne Zonen e Shkodres ka nxjerre ne pah edhe njehere tjeter punen e mire qe behet ne disa Akademi. Gazeta “Shkodra Sport” eshte ndalur te evidentoje numrin e madh te futbollisteve te perzgjedhur nga “Atletik Klub Shkodra” dhe “Djelmnia shkodrane”.
Por jo me pas eshte edhe shoqata “Bashkimi” e cila po ashtu ka tashme plot 6 futbolliste te grumbulluar ne ekipet kombetare rajonale, pikerisht ne ato U13 dhe U14.
Keshtu, me ekipin kombetar rajonal U14 qe do te drejtohet nga trajneri Haris Dalipi jane perzgjedhur tre futbolliste te ekipit “Bashkimi” dhe behet fjalet per ato te datelindjeve 2010 dhe pikerisht Esad Kallaj, Eris Fangaj dhe Seldi Fangaj.
Po tre futbolliste jane perzgjedhur edhe nga ato te datelindjes 2011 qe do te luajne me kombetaren rajonale U13 dhe behet fjale per Elson Keshteja, Ensar Ademi dhe Iric Petar.
Grumbullimi i nje numri kaq te konsiderueshem nga shoqata “Bashkimi” sigurisht qe eshte nje lajm i mire edhe per trajnerin dhe drejtuesin e saj Ervin Alushi, qe tregon edhe njehere tjeter se aty punohet mire dhe ka elemente cilesore e me te ardhme./SHKODRA-SPORT.COM/