Kristiano Ronaldo ka qenë protagonist në triumfin e Juventusit në mbrëmjen e djeshme ndaj Udinizes me rezultatin 4-1. Portugezi shënoi dy herë, teksa arriti në kuotën e 758 golave në histori, duke lënë pas vetes një emër si Pele, teksa braziliani ishte ndalur në kuotën e 757 rrjetave.

Tashmë, obejktivi i CR7 është të bëhet golashënuesi më i historisë së futbollit dhe ky objektiv është shumë i prekshëm, duke qenë se para tij është vetëm ish-sulmuesi çek, Josef Bican, që ka realizuar 759 gola.

Kështu, Ronaldo është vetëm një gol larg tij dhe ndoshta në sfidën e radhës që Juventus ka ndaj Milanit, bota e futbollit mund të ketë një emër të ri sa i përket golashënuesit të saj më të mirë.

Por, mbrëmë, Ronaldo nuk arriti vetëm këtë rekord, teksa me realizimet e djeshme u bë një nga futbollistët që ka shënuar gol për 20 vite rresht. CR20 siç mund të konsiderohet tashmë, golin e parë e ka shënuar me Sporting Lisbonën në vitin 2002 dhe prej atij momenti nuk është ndalur. /VipSport/