Protokolli që FSHF ka përgatitur për rifillimin e sezonit ka parashikiuar në disa pika se si duhet të veprojnë lojtarët dhe stafet e klubeve gjatë stërvitjeve dhe ndeshjve. Aty janë vendosur disa rregulla të rrepta, por edhe disa të tjera mjaft të veçanta, për të cilat është debatuar shpesh në këto ditë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Në protokollin e siguruar nga VIP Sport, shihet se rregullat e këshillat fillojnë që te përditshmëria e lojtarëve, të cilëve u kërkohet që të pijnë sa më shumë ujë në shtëpi ndërsa respektojnë distancimin social.

Maskat dhe dorashkat do të jenë një element i rëndësishëm dhe i pranishëm gjatë të gjithë kohës, mes lojtarëve dhe stafit. Bëhet e qartë se ata duhet të mabjnë të tilla në cdo periudhë që nuk ka të bëjë direkt me stërvitjet apo me ndeshjet.

Maskat do të jenë te detyrueshme gjatë gjithë kohës edhe në pankinë, ku përjashtim bën vetëm trajneri. Por ai duhet të qëndrojë të paktën 2 metra larg të gjithë të tjerëve nëse nuk mban maskën dhe nuk mund t’u afrohet lojtarëve në vijën anësore siç ndodh zakonisht për të dhënë këshilla.

Edhe personeli që u shërben lojtarëve në hotel duhet të jetë me doreza e maska gjatë të gjithë kohës, ndërsa në tavolinë, lojtarët duhet të qëndrojnë të paktën një metër distancë nga njëri-tjetri. Po ashtu, në hotel do të jetë e ndaluar qëndirmi i më shumë se një personi në të njëjtën dhomë, aq sa edhe analiza teknike këshillohet të bëhet në ambient të hapur.

Në ditën e ndeshjes, dyert në stadiume duhet të jenë të gjitha të hapura, në mënyrë që të mos ketë kontakt me dorezat. Lojtarët do të kenë shishet e ujit të personalizuara ndërsa edhe ushqimet duhet të jenë të paketuara gati. Sigurisht, çdo personi do t’i matet temperature në hyrje nga matës termikë. Ndërsa në fund, futbollistët do të jenë përgjegjës të larjes të rrobave dhe këpucëve individualisht.

Ndërkohë, FSHF ka këshilluar në këtë protokoll klubet që të minimizojnë në maksimum stafin, ndërsa gjithashtu u kërkon që të mos marrin me vete në ndeshje persona të cilët janë në shtresat e rrezikuara sa u përket kritereve të moshës apo sëmundjeve të mëparshme. /vipsport/