Ish-futbollisti i Laçit, Abdurrahman Fangaj, iu bashkua Vllaznisë këtë sezon, teksa ka qëndruar prej afro 6 muajsh larg fushave të blerta, për shkak të një dëmtimi.
Në një lidhje live për emisionin “Gol pas Goli”, mbrojtësi shkodran foli para sfidës Vllaznia-Laçi ku u shpreh: “Vllaznia është ndryshe nga sezonet e kaluara, me ardhjen e sponsorve e shikoj që ka ndryshuar.
Ka harmoni të mirë brenda ekipit. Gjatë kësaj jave do t’i bashkohemi ekipit në seancat stërvitore. Me ndihmën e Zotit pastaj shpresoj të aktivizohem në ndeshje.
Në Laç nuk ka pasur presion shumë të madh, gjithmonë ka qenë në të mirën e klubit. Te Vllaznia është një qetësi e madhe. Unë vij nga një periudhë 6 mujore jashtë fushave të blera, më duhet kohë të futem me ekipin. Në qoftë se ndihem gati, pse jo mos futem”, u shpreh Fangaj.