Vllaznia duket se ka arritur të sigurojë firmën e një tjetër futbollisti të rëndësishëm për planet e kuqebluve për të ardhmen. Shkodranët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me mbrojtësin Darko Bulatoviç, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij ekipi të paktën edhe në sezonin e ardhshëm.
“Shkodra Sport” ka mësuar se Bulatoviç ka pranuar që të mbetet pjesë e Vllaznisë me një kontratë një-vjeçare. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vetë mbrojtësi për “Shkodra Sport”, teksa pohoi se shanset janë të mëdha që të vijojë sërish me Vllazninë.
Shkodranët ishin në bisedime prej disa ditësh me futbollistin, jo vetëm me atë, por edhe me të tjerë që u kishte përfunduar kontrata dhe me disa prej tyre është arritur akordi.
Megjithatë, Bulatoviç ka vendosur të qëndrojë dhe kështu, do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqebluve, duke nisur me pjesëmarrjen e Vllaznisë në Conference League.
Maringlen ZHIVANI