Ditën e djeshme ekipi kuqeblu është stërvitur nën reshjet e shiut. Kjo situatë ka qenë disi e zakontë në këtë periudhë për ekipin shkodran.
Megjithatë, reshjet nuk e kanë penguar trajnerin Jonuz që të përgatisë skuadrën e tij për takimin e radhës. Ashtu si edhe për dy përballjet e tjera, trajneri më tepër ka kërkuar që t’i kushtojë vëmendje anës taktike.
Për ndeshjen në transfertë ndaj Partizanit, trajneri ka kërkuar rrugëzgjidhjen më të mirë për të marrë maksimumin nga lojtarët e tij. Ndryshe nga takimi me Kukësin, Vllaznia do të ketë të gatshëm për kampionët edhe mbrojtësin e majtë, ugandezin Godfrej./panorama-sport/