Nje treshe te tille sigurisht qe do ta deshironte çdo ekip. E kemi fjalen per Esat Malen, Liridon Latifin dhe Bekim Balajn. Tek Vllaznia jane shume te lumtur qe i kane pjese te tyre te tre keto lojtare qe shquhen per klasin dhe talentin e tyre.
Sot per here te pare te tre keta lojtare kane qene ne fushe sebashku dhe pritshmerite edhe te tifozeve por te stafit teknik kane qene shume te medha, por realisht duhet thene se ata ende nuk jane ne lartesine e duhur.
Te pakten dy prej tyre, Latifi e Balaj duan ende kohe te kapin ritmin. Sidomos i pari qe sot per here te pare pas plot 5 muajsh luajti 60 minuta te plota dhe kuptohet qe eshte e justifikueshme gjendja jo e mire e tij, por kuptohet qe duke luajtur do ta kape formen.
Ne ndeshjen e sotme ndaj Egnatias, sidomos ne pjesen e pare me disa driblime ne krahun e majte ishte gjithnje rrezik dhe madje ne nje moment asistoi bukur per Malen qe ishte shume prane golit. Edhe Balaj ka filluar ta vuaje presionin, ndonese po perpiqet maksimalisht megjithate ka ende nevoje per ambjentim dhe mbi te gjitha nje gol.
I vetmi qe po luan gjithmone njelloj eshte Esat Mala. Ai jep shpirtin ne fushe teksa eshte kthyer ne pike referimi per Vllaznine. Nese ndodh e njejta gje edhe me Latifin e Balajn, atehere shkodranet do behen vertete te frikshem. Kohe ka por edhe jo, megjithate e rendesishme eshte qe tashme kete treshe ta kemi çdo ndeshje ne fushe sepse padyshim qe do ta justifikoje veten./SHKODRA-SPORT.COM/