Një ndryshim i rëndësishëm ka ndodhur së fundmi në klubin e Tiranës. Vangjel Mile nuk do të jetë më zv/trajner në ekipin e parë, por ish-sulmuesit beratas, i është besuar posti i drejtorit teknik të Akademisë së Tiranës.

Për këtë detyrë të re nuk mungoi urimi edhe nga Tefik Osmani, i cili aktualisht mban postin e drejtorit sportiv te Vllaznia. Osmani, nëpërmjet një postimi në “Story” në rrjetin social “Instagram”, ka ndarë foton e Miles, ku nuk ka munguar as ngacmimi.

“Vetëm me foto të tremb! Vetëm sukses të uroj Vangjel Mile”,-ishte mbishkrimi i drejtorit sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmani.
Maringlen ZHIVANI