Ish-futbollisti dhe ish-drejtori sportiv, Tefik Osmani, e shikon Vllazninë si një nga pretendetet kryesore për të shkuar drejt titullit kampion. Sipas korçarit, grupi është arma e fortë e kuqebluve, teksa beson se Vllaznia ka një kontingjent të madh lojtarësh cilësor të cilët mund të formojnë më shumë se 2 skuadra.
“Grupi është arma e fortë e Vllaznisë. Sepse kanë pothuajse 3 vite bashkë. Janë lojtarë me shumë eksperiencë, aq më tepër në kampionatin shqiptar. I është bashkuar trajneri që di të dalë kampion sepse ka dalë me Teutën.
Është drejtori që di të dalë kampion, kjo është arma e fortë e Vllaznisë. Më pëlqen se shikoj një Vllazni që di të vuaj, nuk është më ajo Vllaznia, që bën presionin lartë gjatë gjithë lojës. Është me këmbë në tokë. E pret kundërshtarin dhe shfrytëzon kualitetet e futbollistëve që ka.
Rikthimi i Dodajt i ka dhënë një kualitet më shumë. Për të dalë kampion duhet të fitosh me skuadrat e vogla. Nuk e dini sa i rëndësishëm është një Bekim Balaj tek ai grup, apo edhe Mala, Gurishta, Krymi. Vllaznia ka më shumë se 2 skuadra”- është shprehur Osmani.


