Nje dite e veçante eshte kjo e sotmja per ish- futbollistin dhe trajnerin aktual te “Djelmnia shkodrane” Ersi Çaku. Ai mbush 30 vjeç dhe me kete rast gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Çaku dallohet si nje trajneret e rinj me ambicioze dhe puna e bere prej pak vitesh qe e ushtron kete detyre, flet vete. Gjithçka ka nisur ne sezonin 2016-2017 përveçse si futbollist nis të bëjë njëkohësisht edhe detyrën e trajnerit.
Diçka e rradhë në fakt sepse ishte vetëm 26 vjeç, megjithatë tregon autoritet dhe shfaq prirjet e duhura për ta bërë edhe këtë detyrë. Ky ishte një “ngacmim” për të vijuar tashmë në fushën e trajnimit.
Në verën e vitit 2017 vendos të largohet nga Ada duke kaluar tek “Albanian Ajax School” ku punon për një sezon duke drejtuar ekipin U15. Më pas, kalon tek Akademia “Djelmnia shkodrane” ku ka mbyllur dy sezone shume te suksesshme dhe ka nisur nje te trete me po ate deshire dhe me me shume ambicje per te bere edhe me mire.
Ersi Çaku po mundohet qe gjate karrieres se tij si trajner te shfrytezoje edhe njohurite qe ka perfituar nga kjo loje gjate viteve qe ka qene futbollist.
Ai është rritur tek Akademia Vllaznia me të cilën ka kaluar të gjitha grupmoshat. Më pas me të rriturit ka filluar të luajë me ekipin e Burrelit me të cilin aktivizohet për dy muaj ndërkohë që më pas kalon tek Ada, ekip me të cilin luan për pesë sezone me rradhë, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Por jo vetem kaq. Ersi deshiron te ndjeke edhe te gjithe hapat e kualifikimit si trajner dhe pas licenses Uefa B, dy muaj me pare mori edhe ate UEFA A, çka do te thote se ka shume ambicje per te ardhmen dhe me siguri qe do ta shohim shume lart. Dhe te mos harrojme se eshte vetem 30 vjeç…/SHKODRA-SPORT.COM/