Skënderbeu mat forcat me Vllazninë në fundjavë, në kuadër të kampionatit. Korçarët kërkojnë të mos dalin pa pikë nga ky takim, tejet i rëndësishëm.
Trajneri Migen Memelli ka të gjithë grupin në dispozicion, përveç një futbollisti. Bhëet fjalë për Belajdi Pusin, me shkodranin që ka 3 javë që është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.
Ai është në luftë me kohën, teksa nuk dihet nëse do luajë përballë Vllaznisë. Gjasat janë të vogla, me stafin mjekësor që do bëjë të pamundurën ta riaftësojë në kohë.
Sa i përket përballjeve direkte, në 5 sfidat e fundit, ekipi nga Shkodra numëron 2 fitore, korçarët po aq, ndërsa një takim është mbyllur në barazim.Skënderbeu renditet në vendin e nëntë me 23 pikë, 3 pikë më pak se Bylis./newsport/