Përpos lajmeve negative nga kampi shkodran, ka edhe lajme të mira në pragndeshjen me Skënderbeun.

Mungesat e shumta të lojtarëve për arsye kartonash dhe dëmtimesh, mund të kompesohen me një rikthim.

Bëhet fjalë për atë të mbrojtësit Antonio Marku. 25 vjeçari ka mbi një muaj që është i pamundur për të qenë pjesë e skuadrës si pasojë e një dëmtimi të pësuar.

Por nga sot, ai i është bashkuar pjesës tjetër të futbollistëve dhe ka zhvilluar një stërvitje me ngarkesë të plotë.

Rikthimi i tij duket në momentin më të mirë. Siç dihet, për ndeshjen ndaj korçarëve do të mungojë për arsye kartonash mbrojtësi i majtë Mersini.

Trajneri Gjoka tashmë e ka një alternativë të gatshme për këtë pozicion por të mos harrojmë se në mbrojtje mungojnë edhe mbrojtësi i djathtë Gocaj dhe ndoshta edhe ai i qendrës Malota.

Për këtë arsye, duhet parë mënyra si do të kompozohet ky repart për ndeshjen ndaj Skënderbeut.
© shkodrasport.com