Serxhio Aguero la fushën e lojës në sfidën kundër Alavesh përshkak të disa komplikacioneve me zemrën. Pas disa ekzaminimeve të bëra, doli që sulmuesi ka probleme me aritminë.

33 vjeçari u transportua në spitalin e Barcelonës ku mjekët diagnostikuan problemin. Aguero vuan nga aritmia. Raporti i bërë deri më tani tregon se sulmuesi ka probleme me rrahjet e zemrës. Gjithashtu bëhet me dije se atij do t’i bëhet një kontroll i plotë i zemrës.

Aguero do të humbase ndeshjes e mesjavës ndaj Dinamo Kievit, në Ligën e Kampioneve.