Vllaznia ka arritur të fitojë klasiken e saj përballë Tiranës, por kjo nuk vlen kualifikimin për ekipin e Ernest Gjokës. Tensioni i kësaj ndeshje ka kulmuar në fundin e takimit, teksa ka pasur një përplasje mes lojtarëve.Një moment tensioni që tregon ndjeshmërinë e këtij takimi, i cili është mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme. Në vërshëllimën e fundit të takimit, pankinat e të dyja ekipeve kanë hyrë në fushën e lojës duke pasur një moment tensioni me njëra-tjetrën.

Në fundin e takimit, stafi i Tiranës ka pretenduar për goditje të lojtarëve të saj nga forcat e rendit por kjo gjë është mohuar në mënyrë kategorike nga drejtuesit e Vllaznisë, sipas të cilëve nuk ka patur as më të voglin problem në dhomat e zhveshjes.