Egnatia-Teuta 1-1 (Kasa 26’/ Gruda 38’)

Egnatia dhe Teuta ndanë pikët mes tensionesh në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore.

Ky barazim e ngjit ekipin rrogozhinas në vendin e tretë të renditjes me 6 pikë larg kryesuesve të Tiranës.

Nga ana tjetër, Teuta mbetet në vendin e shtatë me 1 pikë larg zonës së ftohtë.