Vllaznia është shumë larg titullit kampion!

Ekipi i Mirel Josës ka bërë një tjetër hap të gabuar në kampionat, këtë herë duke u mundur 2-0 në transfertë me Lacin. Dy golat e Guindos në pjesën e parë vendosën historinë e këtij takimi.

Fillimisht duke përfituar nga një gabim fatal i Gurishtës dhe në të dytën me mbrojtjen e pavendosur të shkodranëve, Guindo i ndëshkoi miqtë.

Pavarësisht tentativa të Vllaznisë, Laci u rikthye te fitorja pas 7 ndeshjeve që endej mes barazimeve dhe humbjeve.

LAÇI-VLLAZNIA 2-0
32′ 42′ Guindo