HomeKRYESORETension te Barcelona, titullari kryesor rrezikon largimin

Tension te Barcelona, titullari kryesor rrezikon largimin

Barcelona nuk po kalon një moment shumë të mirë. Ekipi katalanas nuk po arrin të dalë te loja e saj më e mirë, ndërsa Quique Setien nuk ka kthyer ekipin në rrugën e duhur që pas largimit të Ernesto Valverdes.

Emri tjetër që pritet të largohet nga skuadra spanjolle është mesfushori Arthur Melo. Braziliani shihej si zëvendësuesi ideal i Xavit dhe talenti nuk i mungon.

Lojtari ka shfaqur shumë cilësi në fushën e lojës, por ka probleme me drejtuesit dhe trajnerin Setien.

Ky i fundit po vuan shumë nga sjellja e lojtarit të tij. Vera mund të sjellë shpëtimin e tij, pasi kampionët në fuqi të Spanjës duan ta largojnë. Ata pritet të përfitojnë një shifër të majme  nga shitja e tij./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments