Nesër paradite në stadiumin “Selman Stërmasi” do të zhvillohet një ndeshje miqësore në mes ekipeve të Tiranës dhe Vllaznisë. Ajo do nisë në orën 11.30 dhe do jetë një test kontrolli për të dy ekipet. Në fakt ka qenë kërkesë e drejtuesve të ekipit të Tiranës për të zhvilluar këtë takim që në fillim të javës por problemet që kanë shoqëruar Vllazninë në këtë periudhë për punën e trajnerit, e shtynë atë. Ajo do zhvillohet nesër dhe do t’i shërbejë të dy ekipeve për të mbajtur formën.
Si Tirana ashtu dhe Vllaznia u eliminuan në mënyrë të papritur që në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë dhe për rrjedhojë, tashmë do të jenë të detyruar ta bëjnë pushim gjithë muajin dhjetor. Për ta lehtësuar këtë, ato po tentojnë të zhvillojnë ndeshje miqësore. Në përballjen e nesërme, në krye të kuqebluve do të jetë sërish Shpëtim Duro, ndonëse për të u fol se mund të shkarkohej nga drejtimi i Vllaznisë por deri tani kjo nuk ka ndodhur.
www.shkodrasport.com